26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci/ Gjykata kroate merr vendimin për masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin

Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci do të qëndrojë 1 muaj në paraburg. Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.

Disa ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit 10 prej tyre vdiqën.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.  Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetmë 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.

Në këtë aksident, 10 persona humbën jetën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë.

Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas gazetave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po sillte emigrantët nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

Shoferi që vdiq nuk ishte në drejtimin e mjetit në momentin e aksidentit.

Shoferi i cili po drejtonte autobusin pranoi në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte dalë nga rruga.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...