25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

U kap duke shitur lëndë narkotike në doza, 25-vjeçari nga Mirëdita përfundon në prangat e policisë

Një 25-vjeçar nga Mirëdita ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar doza me kanabis.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...