34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha thirrje forcave të rendit: “Mos i zemëroni qytetarët, ata po mbrojnë edhe interesat tuaja”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të shmangin çdo përplasje me qytetarët gjatë protestave, duke theksuar se protestuesit janë në shesh edhe për të mbrojtur interesat e efektivëve dhe familjeve të tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” përpara Kryeministrisë, Berisha deklaroi se qytetarët nuk kanë dalë për t’u përballur me policinë, por për të kundërshtuar qeverinë dhe, sipas tij, abuzimet e pushtetit.

“U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj,” u shpreh Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu ngjarjet e protestave të mëparshme, duke pretenduar se janë përdorur provokatorë për të nxitur tensione.
“Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre,” tha kryedemokrati.

Berisha theksoi se brenda forcave të rendit ka, sipas tij, “njerëz të ndershëm dhe atdhetarë”, por edhe elementë që ai i cilësoi kriminalë, duke i ftuar efektivët të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm.

“Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston. Ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju,” deklaroi ai, duke shtuar se protestuesit synojnë ata që, sipas tij, “vjedhin, zbojnë shqiptarët dhe kanë shndërruar pasuritë e vendit në pasuri personale”.

Në përmbyllje, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protesta, duke u shprehur i bindur për fitore dhe duke theksuar se ajo, sipas tij, duhet të vijë me mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...