28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

U kap duke transportuar shtetas të huaj në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit/ Vihet në prangat e Policisë 47 vjeçari

U finalizua sot operacioni “Morina”  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në aksin rrugor Kukës-Morinë, është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe DVKM Kukes.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukes, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Morina”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në aksin rrugor Kukës-Morinë, është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj.

Shtetasi A. H., do ti transportonte shtetasit e huaj që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” , 200 euro si dhe një telefon.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...