30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Festa Kombëtare e Zvicrës/ Meta mesazh urimi homologut Guy Parmelin: “Shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vyer, që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë”

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar urimeve me rastin e festës Kombëtare të Zvicrës.

Në një mesazh drejtuar homologut Guy Parmelin, kreu i shtetit vlerësoi faktin se Zvicra i ka dhënë mbështetje në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

🇦🇱🤝🇨🇭 I nderuar President, Sh.T.Z Guy Parmelin,

Me rastin e Ditës së Themelimit të Konfederatës Zvicerane, më lejoni, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju dhe të gjithë qytetarët e Zvicrës.

Jam shumë i kënaqur të konstatoj nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë, të cilat veçanërisht vitet e fundit, janë zhvilluar qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik e kulturor dhe njëkohësisht të shpreh besimin se ecuria e këtyre marrëdhënieve do të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen.

Dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vyer, që Zvicra i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, që kanë ndikuar në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit, në procesin e decentralizimit dhe rritjen e kapaciteteve lokale, por sidomos në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit profesional.
Vlerësoj, me këtë rast, rolin e komunitetit shqiptar me banim në vendin Tuaj, i cili përbën një urë të fuqishme dhe të qëndrueshme në miqësinë dhe në të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mundësitë, që Zvicra i ka krijuar këtij komuniteti për t’u integruar e njëkohësisht për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e vendit Tuaj.
Me urimet më të mira për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Zvicrës dhe qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...