11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK drejtues të lartë të qeverisë/ “SPAK duhet të vihet në lëvizje dhe të zbatojë ligjin për marrjen e sekuestrove”

Në një deklaratë për mediat, avokatja mbrojtëse e Çështjes së Teatrit, Ardiana Kalaja, ka treguar, se ka paditur në SPAK, një sërë drejtuesish të lartë të qeverisë, përfshirë, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i dhënë nga Kushtetuesja për vendosjen në sekuestro të punimeve në truallin e Teatrit të dikurshëm. Ata kërkuan që të pezullohen punimet, e në të kundërt, paralajmëruan përshkallëzim të masave që do të ndërmarrin.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të larta, ajo e pengimit të zbatimit të një vendimi gjykate. Është e vërtetuar kallëzimi ynë i bërë me kohë, që në maj të 2020 që disponimi i truallit të teatrit përbën vepër penale.

Ne kemi kërkuar sekuestron për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit. Akuzat tona në lidhje që ka, që nga ligji special dhe VKM që u cilësuan si anti-kushtetues. Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm anti-kombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros.

Drejtuesi i SPAK duhet të vihen në lëvizje dhe të zbatojnë ligjin për marrjen e sekuestrove. Ne nuk tërhiqemi, nëse nuk merren masa brenda javës do të vijojmë me hapa të agravuara, duke iu drejtuar edhe ndërkombëtarëve. E gjithë trupa gjyqësore e kupton qartë se sa legjitim ishte kërkesa jonë, për t’u marrë masa e pezullimit. Kështu që presim që SPAK-u të marrë hapat e duhur dhe hapi emergjent duhet të jetë sekuestro e truallit. Konstatojmë me keqardhje, që nuk ka asnjë reagim nga SPAK në lidhje me një takim që kemi kërkuar, për të marrë një informacion të detajuar se ku ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit.

Nuk kemi përgjigje, shohim indiferencë te SPAK-u. Ne shohim si një rreshtim të dukshëm të SPAK në krah të këtyre zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. Me të gjitha mënyrat do të vendosim drejtësinë për Teatrin Kombëtar. Ato do të ndërtohen sërish, sepse kjo është kërkesa. Presim, sepse fakti që vijmë dhe trokasim në këto dyer, tregon që kemi besim që çëshjta do të zgjidhet. Reforma në drejtësi po dështon, duke qenë se Gjykata Kushtetuese s’ka fuqi ndaj një vendimi të dhënë”, tha Kalaja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT