33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Hidhet shorti i fazës “Play-Off” të Ligës së Kampionëve/ Muçi dhe Uzuni mësojnë rivalët e mundshëm

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvcrës, shorti i fazës “Play-Off” të Ligës së Kampionëve.

Dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Kampionëve të Hungarisë, do t’iu duhet të eliminojnë Slavia Pragën e Piter Olainkës në raundin e tretë, teksa në rast të një kualifikimi të mundshëm do të përballet me fituesin e çiftit Kluj-Jang Bojs.

Ndërkohë Legia Varshavë, ku aktivizohet Ernest Muçi, në raundin e tretë do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekipi që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.

Vlen të theksohet se Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminoi kampionët e Teutës, ndërkohë që ekziston mundësia që Ernest Muçi të përballet sërish me serbët e Crvena Zvezdës, të cilët i vuri jo pak në vështirësi, dy sezone më parë, kur ishte pjesë e Tiranës.

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve, për t’u bashkuar me 26 skuadrat. Të gjitha skuadrat humbëse kalojnë në fazën e grupeve të Europa League.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...