21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat e Onima-s

Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat e kompanisë Onima.

Për kontratën e Gjestit, Nimani tha: “Në fakt nuk e di ekzaktësisht sepse nuk e kam parë dokumentacionin, por zakonisht këto kontrata zgjasin nga pesë deri në dhjetë vjet. Kështu që besoj se është akoma brenda asaj kontrate të cilën e ka firmosur me plot vetëdije dhe me dëshirën e tij. E cila zgjat në fakt deri në vitin 2028.”

Ai përshkroi momentin e incidentit: “Mendoj që dhuna dhe kërcënimi nuk janë format e duhur për të marrë atë që do. Unë me sa kam arritur të kuptoj Gjesti ka krijuar një situatë të pazakontë dhe shumë të tmerrshme dhe për punonjësit e Onima-s kur ka shkuar atë ditë sepse ka shkuar me revole në duar duke e kërkuar numrin 1 të kësaj kompanie, personin me inicialet E. SH., dhe duke shkaktuar kështu një kaos total në zyrat e kompanisë. Ka përdorur një gjuhë të vrazhdë dhe policia kur ka ardhur e ka gjetur me revole në duar.”

Sa i përket pronarit të Onima-s, Nimani shtoi: “Me shumë gjasë jo, sepse nëse nuk gaboj ai nuk ka qenë aty në ato momente që Gjesti ka shkuar.”

Incidenti ka krijuar një situatë të tensionuar në ambientin e punës dhe hedh dritë mbi pasojat serioze të sjelljes së Gjestit ndaj stafit të Onima-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...