33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Procedohen penalisht tre persona në Kuçovë/ Kryetari i fshatit, inspektori dhe specialisti i Shërbimit Pyjor, për kultivim të lëndëve narkotike

Tre persona në Kuçovë janë proceduar penalisht për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia ka evidentuar disa rrënjë kanabisi të mbjella në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë të Kuçovës.

Procedohen penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”

Njoftimi i policisë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht kryetari i fshatit Mëndrakë, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, për shpërdorim detyre. Vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë, Kuçovë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...