11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Situata e krijuar nga zjarret në vendin tonë/ Reagon ish-presidenti Nishani: “Zjarret masive nuk kanë munguar as në të shkuarën, por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes”

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në disa qarqe të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Nishani bën me dije se aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash. Sipas tij situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.

Mes të tjerash Nishani sugjeron që për operacionet e shuarjes së zjarrit duhet të përdoren avionët e posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera !

REAGIMI I NISHANIT
Aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash, në situata jo normale, në prova sfidash të vështira!
Situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.
Zjarret masive janë fenomen i përhapur në këtë sezon e jo vetëm në Shqipëri.
Por po aq evidente dhe e vërtetë demonstrohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes së sotme duke e lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit !
Kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi !
E shkuara jo e largët në këtë vend por në qeverisjen e një modeli tjetër atë të PD, ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.
Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën.
Por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe !
Aktet kriminale të zjarrvënies nuk mbeteshin pa autor kudo ishin ata e përçfarëdo arsye përfshiheshin në krimin e zjarrvënies !

Por më e rëndësishmja në memorien e shqiptarëve është vënia urgjente në dispozicion të operacioneve të shuarjes së zjarreve të avionëve të posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera !
Furnizoheshin me ujë mbi det e shuanin çdo zjarr mbi male, nga Puka e mbi Karaburun !
Vera tmerrësisht e vështirë e vitit 2011 ku zjarret masive përfshinë edhe Italinë, Spanjën e shumë vende përreth e bëri të pamundur kontraktimin e canadair-ve prej tyre.
Por një qeveri e aftë dhe e përgjegjshme gjen gjithmonë zgjidhje.
Ajo është detyra e saj, në fund të fundit !
Atë vit, një avion i madh çisternë për shuarjen e zjarreve u gjet e u mor nga Ukraina e largët, duke luftuar zjarret me sukses, shpëtuar pyjet e pronat e shqiptarëve, duke garantuar pushimet e qeta për qytetarët e jo rehatinë moskokëçarse të pushtetarëve !
Sot askush nuk sheh mjete vendase apo të kontraktuara për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.
Njerëzit kalojnë ditët nën panik e tmerr !
Qeveria nuk na thotë çfarë bën me Mekanizmin e Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE ?
A ka kontakte ? A ka zgjidhje përmes saj ?
Apo e ka shkatërruar edhe atë mekanizëm partneriteti të ndërtuar më parë ?
Krizat pra nxjerrin në pah paaftësinë, papërgjegjshmërinë e një qeverie.
Kontrastojnë dallimet midis modeleve qeverisëse të palëve.
Përballimi i krizave kërkon aftësi, përgjegjësi, parapregatitje, vizion, punë !
Jo Teatër ! 🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...