27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari hyn me forcë në banesën e një gruaje dhe e kërcënon me thikë

Një tentativë grabitje ka ndodhur dje në zonën e Plazhit në Durrës, ku një 27-vjeçar ka hyrë me forcë në një banesë dhe pasi ka dhunuar gruan që jetonte me qira, e ka kërcënuar me thikë për t’i marrë paratë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë autori është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...