Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Donald Trump synon paqen, por paralajmëroi se Irani do të përballet me goditje më të forta nëse nuk pranon humbjen.
Në një komunikim zyrtar, Leavitt theksoi se veprimet e fundit të Iranit i kanë kushtuar rëndë vendit, duke përmendur dëme në marinë, forcën ajrore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
Ajo paralajmëroi se çdo veprim i mëtejshëm agresiv nga ana e Teheranit do të ketë pasoja serioze për regjimin, ndërsa nënvizoi se SHBA është e gatshme të reagojë.
Sipas saj, Trump është i përgatitur të ndërmarrë masa të forta për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të mbrojtur interesat amerikane.






