27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Porositi armë nga SHBA”/ Dënohet me mbi 6 vite burg 19-vjeçari shqiptar në Britani

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britania e Madhe me 6 vite e 3 muaj burg, pasi tentoi të importonte armë zjarri nga Shtetet e Bashkuara dhe rezultoi i përfshirë edhe në aktivitet kriminal me drogë.

Bëhet fjalë për Henri Nikolli, i cili sipas hetimeve kishte porositur një paketë të maskuar si “kit trajnimi për qen”, por që në realitet përmbante një pistoletë 9 mm dhe pajisje për armë zjarri.

Paketa u zbulua dhe u bllokua nga autoritetet amerikane përpara se të mbërrinte në destinacion.

I riu u arrestua në prill 2025 në Hertfordshire, ku gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën disa armë zjarri antike të modifikuara për përdorim me municione moderne, si dhe municione, thika dhe pajisje të tjera të rrezikshme.

Po ashtu, hetuesit zbuluan edhe një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, si dhe sasi droge të gatshme për shpërndarje.

Sipas prokurorisë, 19-vjeçari kishte ngritur një aktivitet të organizuar kriminal, duke përdorur armët për të mbështetur tregtinë e drogës dhe duke rrezikuar sigurinë publike.

Autoritetet britanike theksuan se dënimi i tij përbën një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh të qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe narkotikësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...