Një ish-mësuese e New Jersey, Ashley A. Fisler, është përballur me tetë akuza penale, përfshirë sulm seksual ndaj një të mituri, rrezikim të mirëqenies së një të mituri dhe shpërdorim të detyrës, njoftoi Zyrës e Prokurorit të Qarkut Gloucester.
Ngjarjet e supozuara datojnë në vitin 2021, kur Fisler ishte mësuese në Shkollën e Mesme Orchard Valley. Viktima, tashmë e rritur, raportoi incidentin më 23 janar 2026. Autoritetet pretendojnë se takimet midis mësueses dhe nxënëses kanë ndodhur si brenda klasës, ashtu edhe në makinën e Fisler.
Hetimet përfshijnë analiza mjeko-ligjore të pajisjeve dixhitale të viktimës, ku sipas autoriteteve janë gjetur mesazhe që konfirmojnë ekzistencën e marrëdhënies së supozuar. Gjithashtu, dyshohet se Fisler i ka dërguar viktimës foto të saj të zhveshura. Mësuesja ka mohuar të gjitha akuzat.
Në rast shpalljeje fajtor, Fisler mund të përballet me deri në 20 vjet burg për çdo vepër penale të shkallës së parë dhe deri në 10 vjet për veprat e shkallës së dytë. Sipas burimeve lokale, Ashley Fisler nuk ka punuar në shkollë që nga prilli i vitit 2023.






