17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

“Po dëmtohet sektori Made in Albania” – Bozdo për krizën e sektorit fasonist në Shqipëri

Deputeti Bozdo ngriti sot në parlament shqetësimet për gjendjen e rëndë të industrisë fasoniste, një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se problematikat e saj janë injoruar nga institucionet qeveritare për një kohë të gjatë.

Sipas tij, industria e fasonit, që punëson mbi 65,000 vetë në nivelin e parë dhe mbi 100,000 të tjerë indirekt, ka prodhuar më shumë se 1 miliard euro gjatë dy dekadave të fundit dhe luan një rol të rëndësishëm social, duke punësuar veçanërisht gra dhe shtresa të margjinalizuara.

Bozdo identifikoi “elefantin në dhomë” si kursin e këmbimit të euros, i cili po dëmton prodhimet Made in Albania: “Kursi i këmbimit të euros fuqizon lekun dhe ul euron jo për shkak të rritjes së produktivitetit ekonomik, por për një shkak të vetëm, pastrimit dhe hapjes së dyerve të pastrimit të parave të pista në Shqipëri.”

Ai vuri gjithashtu në dukje se rritja e pagës minimale ka sjellë një kosto shtesë për sektorin pa përfitime kompensuese: “90 milionë euro ka fut qeveria në xhep për këtë arsye, por industria s’merr asgjë mbrapsht.”

Bozdo kërkoi që qeveria të ofrojë mekanizma kompensues për kursin e këmbimit dhe mbështetje specifike për stabilizimin e kontratave, duke theksuar nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme për të shpëtuar një sektor kyç të ekonomisë prodhuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...