20 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Universitetet e veriut po diskriminohen” – Boçi denoncon braktisjen e arsimit të lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ngriti sot në Kuvend shqetësime për gjendjen e universiteteve të rretheve, duke akuzuar qeverinë për braktisje dhe politikë diskriminuese ndaj arsimit të lartë jashtë kryeqytetit.

Boçi vuri në dukje se ndërkohë që universitetet rajonale po avancojnë, Universiteti i Shkodrës është lënë pas dore, duke u përballur me mungesë infrastrukture, programesh dhe mbështetje financiare:
“Shkodra është kryeqendra e veriut, por universiteti i saj nuk ka përfituar profilizim nga politikat tuaja. Sot ai ka vetëm një godinë të përfunduar, ndërsa pjesa tjetër e infrastrukturës është e amortizuar.”

Ai shtoi se pedagogët dhe drejtuesit akademikë nuk kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre, ndërsa universiteti rrezikon të humbasë autoritetin, të mbyllë degë dhe të shohë zhdukjen e programeve universitare në veri:
“Sot ekziston një ndarje shumë e qartë midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të rretheve, gjë që do të çojë në humbjen e autoritetit të tyre, mbylljen e shumë degëve dhe, pse jo, zhdukjen tragjike të këtyre universiteteve.”

Boçi përmendi gjithashtu problemet me ndërkombëtarizimin, rangimet globale dhe statusin e pedagogëve, duke theksuar se universitetet shqiptare renditen pas universiteteve në vende me të ardhura për frymë shumë më të ulëta: “Asnjë universitet shqiptar nuk renditet mes 1500 më të mirëve, ndërkohë që universitetet më të larta në rangim janë në Afrikë, si Sudani dhe Etiopia.”

Deklarata e tij solli një paralajmërim të qartë për pasojat e mosveprimit: mbyllje degësh, humbje autoriteti dhe dobësim të rolit rajonal të universiteteve të veriut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...