29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“1 Prilli”, historia e Ditës së Gënjeshtrave dhe rrengjet më të famshme në botë

1 Prilli njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave, një traditë e përhapur që shoqërohet me shaka dhe rrengje mes njerëzve. Origjina e kësaj dite lidhet shpesh me ndryshimin e kalendarit në vitin 1582 nga Papa Gregory XIII, kur Viti i Ri u zhvendos nga 1 prilli në 1 janar. Sipas kësaj teorie, ata që vazhduan ta festonin më 1 prill u bënë objekt talljeje.

Një tjetër histori lidhet me periudhën e perandorit Kostantini, ku një shakaxhi i quajtur Kugel pretendohet se u shpall “perandor për një ditë”. Megjithatë, kjo histori rezultoi më vonë një trillim i bërë për vetë 1 prillin nga profesori Joseph Boskin, duke treguar se edhe vetë origjina e kësaj dite është e mbushur me humor.

Ndër rrengjet më të famshme në histori përmendet ai i vitit 1957 nga BBC, që raportoi për “pemë që prodhonin makarona” në Zvicër, duke mashtruar mijëra shikues. Po ashtu, në vitin 2012, këngëtari Louis Tomlinson bëri një shaka me fansat duke pretenduar se do të bëhej baba.

Sot, 1 prilli festohet në shumë vende të botës si një ditë dedikuar humorit, ku njerëzit bëjnë rrengje të padëmshme dhe qeshin me njëri-tjetrin, duke ruajtur një traditë që ndërthur historinë me argëtimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...