20.7 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit të saj, në mënyrë që të përmbyllin negociatat për një marrëveshje të re.

Marrëveshja fillestare, e arritur në vitin 2018, parashikon financimin nga Londra të operacioneve franceze për forcimin e kufijve dhe ndalimin e migrantëve që tentojnë të kalojnë Kanali Anglez me mjete të vogla lundruese. Në vitin 2023, ajo u zgjat për tre vite, me një fond prej 476 milionë paundësh.

Sipas autoriteteve britanike, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar rreth 42 mijë tentativa për kalim të paligjshëm drejt brigjeve britanike. Për zgjatjen e përkohshme dy mujore, Londra do të kontribuojë me 16.2 milionë paund shtesë për të mbështetur operacionet franceze të mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit.

Rreth 700 oficerë francezë do të vijojnë patrullimin 24 orë në ditë përgjatë vijës bregdetare, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, deklaroi se qeveria do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të rikthyer kontrollin në kufij.

Çështja e emigracionit mbetet një ndër temat më të ndjeshme politike në Britani, veçanërisht pas rritjes së ndjeshme të numrit të mbërritjeve në vitin 2025 dhe presionit nga forcat politike opozitare.

Ndërkohë, negociatat për një marrëveshje të re vijojnë, mes debateve për kushtëzimin e fondeve me rezultate konkrete në ndalimin e kalimeve, një ide që është kundërshtuar nga pala franceze për shkak të rrezikut që mund të sjellë për jetën e emigrantëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...