25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rrok Dodaj sqaron mungesën në takimin me Ramën: “Keqkuptim teknik, u tërhoqa vetë”

Kryetari i bashkisë së Pukë, Rrok Dodaj, ka reaguar publikisht pas situatës së krijuar në takimin e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama, ku ai nuk u lejua të merrte pjesë.

Në një sqarim zyrtar, Dodaj e cilësoi episodin si një “keqkuptim teknik”, duke theksuar se emri i tij nuk ishte përfshirë në listën përfundimtare të pjesëmarrësve për shkak të një lapsusi nga organizatorët.

Ai bëri me dije se, ndonëse kishte marrë një njoftim paraprak për pjesëmarrje dhe ishte paraqitur në ambientet e takimit, në hyrje u konstatua mungesa e emrit të tij në listë.

Sipas Dodajt, situata u sqarua menjëherë dhe organizatorët kërkuan ndjesë, duke shprehur edhe gatishmërinë për t’i mundësuar hyrjen në takim. Megjithatë, ai vendosi të tërhiqej, në respekt të organizimit të përcaktuar.

“E gjithë situata u zhvillua në një frymë korrekte dhe mirëkuptuese, duke mbetur në kuadrin e një keqkuptimi teknik”, theksoi Dodaj në reagimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...