27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Pengmarrja në Himarë, 35-vjeçari shtrohet në psikiatri: dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike

35-vjeçari Spiro Dhimaleksi, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, është shtruar në spital psikiatrik për trajtim të specializuar.

Pas ndërhyrjes dhe trajtimit fillestar në Spitali i Vlorës, ku mori ndihmë për disa plagë të shkaktuara me mjet prerës, ai është transferuar dhe po mbahet në observim në Spitali Psikiatrik Ali Mihali.

Sipas mjekëve, 35-vjeçari nuk rezulton të ketë një kartelë të mëparshme me diagnozë të problemeve të shëndetit mendor, por dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike në një fazë të rënduar.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar dhe më e kthjellët gjatë komunikimit të sotëm, ndërsa pritet të trajtohet edhe nga specialistë të toksikologjisë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Dhimaleksi ka deklaruar se veprimin e ka kryer pasi dyshonte se prindërit e tij synonin t’i merrnin pronat.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...