26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte skema e fshehjes së bizneseve

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se kanë investuar dhe fshehur në Shqipëri pasuri me vlerë rreth 69 milionë euro, të krijuara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi ka operuar në vitet 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Paratë e përfituara nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se janë kanalizuar në Shqipëri përmes investimeve në biznese dhe pasuri të paluajtshme.

Nga verifikimet rezulton se një pjesë e konsiderueshme e pasurive janë regjistruar në emër të familjarëve, të cilët nuk justifikonin burime të ligjshme financiare. Sipas SPAK, “asnjë nga bizneset në emër të familjes Pepa nuk e justifikon burimin e ligjshëm të të ardhurave”, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash përmes skemave fiktive.

Në total janë sekuestruar 231 pasuri, përfshirë shoqëri tregtare, toka, apartamente, njësi biznesi, llogari bankare dhe automjete luksoze. Mes tyre janë edhe kompani të njohura si ‘Pepa Group’, ‘Oxford Hotel’ dhe ‘HEC ARSTI’, të cilat rezultojnë me fitime minimale ose humbje në bilancet zyrtare.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, ndonëse formalisht administratorë të këtyre bizneseve ishin familjarë të ndryshëm, kontrolli real ushtrohej nga Lulëzim Pepa, i cili menaxhonte pasuritë e familjes. Kjo është konfirmuar edhe nga komunikimet e zbardhura në platformën Sky ECC dhe nga dokumente prokure, ku ai rezulton me kompetenca të plota vendimmarrëse.

Në vijim të operacionit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 11 persona, ndërsa disa prej anëtarëve kryesorë të grupit, përfshirë Jetmir dhe Aleks Pepa, vijojnë të jenë në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së pastrimit të parave dhe lokalizimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...