14.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa ju shkatërrue”/ Mesazhi i fortë i Marjana Koçekut për Bajrat

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të drejtpërdrejtë që ia adreson familjes Bajri në Shkodër.

Përmes një postimi, Koçeku ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë kërcënim apo cenim ndaj familjes së saj.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi deputetja.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë tensionesh dhe zhvillimesh të forta politike pas largimit të Koçekut nga grupi parlamentar socialist.

Deri më tani nuk ka pasur reagim publik nga personat e përmendur në mesazhin e deputetes, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë e ka nxitur konkretisht këtë deklaratë të fortë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...