27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4 miliardë euro në vit synoheshin të investoheshin në kulla dhe resorte”

Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me mënyrën se si, sipas kritikëve të qeverisë dhe klasës politike, paratë e krimit të organizuar dyshohet se janë orientuar drejt sektorit të ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.

Sipas reagimeve të publikuara në rrjetet sociale, operacioni i zhvilluar nga SPAK, me mbështetjen e autoriteteve belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe holandeze, ka nxjerrë në pah atë që cilësohet si një “plan afatgjatë zhvillimi i bazuar në paratë e narkotrafikut”.

“Po flitet për 4 miliardë euro në Zvërnec. Në fakt është saktësisht 4 miliardë euro në vit objektivi i bandave shqiptare të narkotrafikut në Amerikën Latine, për t’u investuar në resorte dhe kulla nëpërmjet oligarkisë në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Sipas të njëjtit qëndrim, bëhet fjalë për një strategji që, sipas autorit, shtrihet deri pas vitit 2045.

“Plani shkon përtej vitit 2045. Një plan 25-vjeçar i bekuar nga Rama-Berisha. Shumica e resorteve, shumica e kullave mbi 20 kate do financoheshin nga paratë e narkotrafikut”, vijon reagimi.

Në deklaratë ngrihet shqetësimi edhe për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, ku pretendohet se mijëra apartamente mbeten të pabanuara.

“Sot janë 50 mijë apartamente bosh në Tiranë dhe plot të tjera në bregdet, apartamente të narkotrafikantëve, politikanëve dhe oligarkisë. Sot Tirana ka 200 mijë të rinj që gjejnë përballë një mur të pamundur për të blerë apartamente më të shtrenjta se Genova apo Torino në Itali”, thuhet më tej.

Autori i reagimit pretendon gjithashtu se në Tiranë janë dhënë rreth 100 leje për ndërtime kullash mbi 30 kate, të planifikuara në faza të ndryshme deri pas vitit 2040.

“Janë dhënë rreth 100 leje për kulla të tjera mbi 30 kate në Tiranë. Këto leje janë dhënë me plan afatgjatë. 25 kulla në 5 vitet e para, 25 kulla pas vitit 2030, 25 kulla pas vitit 2035 dhe të tjerat pas vitit 2040”, thuhet në deklaratë.

Sipas këtij interpretimi, bëhet fjalë për një model zhvillimi që favorizon pastrimin e parave dhe jo nevojat reale të qytetarëve.

“Mbi 50 mijë apartamente në këto 100 kulla. Krejt të paaksesueshme për qytetarin e thjeshtë. Një qytet fantazmë kullash bosh. Plan 25-vjeçar për pastrimin e parave të narkotrafikut, me bekimin e Ramës, Berishës dhe 10 oligarkëve”, thuhet në reagim.

Deklarata mbyllet me një referencë ndaj protestave dhe hetimeve të fundit ndërkombëtare:

“Kjo është Shqipëria e projektuar në tavolinat e Arubas në samitin e narkotrafikut. Sot jo më. 100 mijë shqiptarë i thanë JO shtetit narkotrafikant. SPAK i tha jo. Gjermania, Franca, Belgjika, Spanja dhe Holanda i thanë jo.”

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet për dosjen e njohur si “Aruba”, ku janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 128 milionë euro dhe po hetohen investime të dyshuara në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe pasurive të paluajtshme. Deri më tani, institucionet shtetërore nuk kanë komentuar akuzat politike të ngritura në reagimin e mësipërm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

Horoskopi ditor, e Martë, 16 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot mund të ndiheni veçanërisht të motivuar për të përfunduar një objektiv të rëndësishëm. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve. Në dashuri,...