25 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime në WhatsApp me administratoren e ‘A&E Engineering

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering” në disa procedura prokurimi publik. Sipas hetimeve, projekti, fondi limit dhe kriteret e tenderëve janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të përfitonte një kompani e vetme.

Bashkë me Isain, SPAK ka dërguar për gjykim edhe 15 persona të tjerë, mes tyre 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, 7 punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe administratoren e “A&E Engineering”, Entela Çano. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas SPAK, Çano kishte lidhje të ngushta me kryebashkiakun Isai dhe komunikonte vazhdimisht me të, përfshirë edhe përmes mesazheve në WhatsApp, ku diskutoheshin procedurat e tenderëve dhe projektet infrastrukturore.

Në dosjen hetimore, një nga çështjet kryesore është tenderi për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2, me një fond limit prej 2.88 miliardë lekësh me TVSH.

Sipas SPAK, Bashkia Kolonjë ka kërkuar financim për një projekt që e paraqiste si të marrë si dhurim, por hetimet kanë zbuluar se projekti nuk ekzistonte realisht.

“Nga veprimet hetimore dhe provat e administruara është konstatuar se Bashkia Kolonjë nuk ka disponuar dokumentacion projektues të përgatitur prej saj për këtë objekt…”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Prokuroria shton se dokumentet janë falsifikuar për të krijuar përshtypjen se projekti ishte dorëzuar zyrtarisht.

“Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga ekspertimi grafik i shkrimit dhe nënshkrimit të dokumentit, ka rezultuar se… kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit… ndërkohë që rezulton se nuk ka pasur projekt”, deklaron SPAK.

Hetimet zbulojnë gjithashtu se edhe fondi limit i tenderit është përcaktuar në mënyrë të paligjshme, pa projekt teknik dhe mbi bazën e të dhënave të sjella nga vetë kompania që më vonë do të shpallej fituese.

Ekspertiza teknike dhe kontabël ka konstatuar se fondi limit është fryrë me 590.2 milionë lekë.

SPAK thotë se favorizime ka pasur edhe në procedura të tjera, përfshirë supervizimin e punimeve me fond limit 22.7 milionë lekë, si dhe tenderin për ujësjellësin e Ersekës dhe fshatrave përreth.

“Nga provat e administruara rezulton se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë vepruar në kundërshtim me ligjin…”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, edhe kriteret teknike janë hartuar në bashkëpunim me kompaninë përfituese, ndërsa sekuestrimi i celularit të Entela Çanos ka zbuluar komunikime direkte me kryebashkiakun Isai.

DIALOGU ISAI – ÇANO

Erion Isai: “Mirëmëngjes… shefe si të kam?”
Entela Çano: “Po njoftoj inxhinierin t’iu sjellë projektin.”

Erion Isai: “Nesër do të jem në Tiranë, më duhet projekti i fshatrave që ta kaloj te këshill teknik.”

Në komunikime të tjera, palët diskutojnë edhe për detajet e projekteve dhe vlerat përkatëse.

Erion Isai: “Më duhet deri të premten lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat vëlla. Një zjarr të luteeeeem!”
Entela Çano: “Pa merak, do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

SPAK thekson se nga hetimet rezulton një bashkëpunim i ngushtë mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë private në orientimin e procedurave të prokurimit publik, ndërsa çështja tashmë ka kaluar për shqyrtim gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...