30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja dyshohet si autore

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks banimi në qytetin Mechanicville. Autoritetet amerikane po hetojnë rastin si një vrasje të dyshuar e ndjekur nga vetëvrasje.

Sipas policisë, 64-vjeçarja Amy Steadman dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 44-vjeçare, Sarah Myers, si dhe katër nipërit e mbesat: Harper (13 vjeç), Hudson (11 vjeç) dhe binjakët 10-vjeçarë Gavin dhe Gracelynn. Në banesë u gjet një shënim i shkruar me dorë dhe prova të tjera që, sipas hetuesve, e lidhin 64-vjeçaren me ngjarjen.

Hetimet paraprake tregojnë se shumica e viktimave mund të jenë helmuar, ndërsa një prej fëmijëve kishte edhe plagë të shkaktuara me mjet prerës. Në banesë u gjetën ilaçe me recetë dhe pa recetë, ndërsa rezultatet përfundimtare të autopsisë dhe analizave toksikologjike ende priten.

Trupat u zbuluan pas një kontrolli të policisë, të kërkuar nga fqinjët, të cilët kishin disa ditë pa parë familjen. Autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka prova për përfshirjen e ndonjë personi tjetër dhe hetimet vijojnë.

Sipas mediave amerikane, një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një mosmarrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve, pasi babai i tyre kishte fituar së fundmi të drejtën për t’i marrë në kujdestari për një periudhë verore. Megjithatë, policia nuk ka konfirmuar ende një motiv zyrtar dhe ka theksuar se hetimi mbetet në zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...