26.7 C
Tiranë
Saturday, June 27, 2026

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 15 shtetas, të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e protestave.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit me iniciale A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K. procedohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shtrirë më tej në disa akse rrugore të kryeqytetit, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e njoftuar zyrtarisht.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...