Protestuesit kanë njoftuar një tjetër tubim për ditën e sotme para Parlamentit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.
Sipas organizatorëve, protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa qytetarët, aktivistët dhe studentët janë thirrur të mblidhen për të vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë.
Një natë më parë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës deri pak para mesnatës. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa brohorisnin thirrje kundër qeverisë dhe kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e sotme pritet të zhvillohet në ambientet përpara Kuvendit, në një kohë kur deputetët do të mblidhen për seancën plenare.





