37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Për herë të parë në Shqipëri/ Mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses terapinë ECMO, shpëtohet një paciente 63-vjeçare

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një moment historik për mjekësinë shqiptare, duke realizuar për herë të parë në vend me sukses terapinë ECMO arterio-venoze (Extracorporeal Membrane Oxygenation) te një paciente 63-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se kjo procedurë e avancuar ofron asistencë të përkohshme kardiopulmonare për pacientët që vuajnë nga insuficienca e rëndë kardiorespiratore, në rastet kur zemra dhe mushkëritë nuk janë më në gjendje të mbështesin funksionet jetësore.

Sipas MSHMS-së, përdorimi i terapisë ECMO krijon mundësi të reja terapeutike për trajtimin e pacientëve në gjendje kritike dhe konsiderohet një nga teknologjitë më të avancuara në kujdesin intensiv.

“Implementimi i kësaj terapie zgjeron kapacitetet e sistemit shëndetësor shqiptar për trajtimin e patologjive të rënda kardiopulmonare dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit intensiv në vend”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Procedura u realizua nga ekipi implantues i përbërë nga Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Dervish Hasi, Dr. Marjeta Bilaj dhe Dr. Nereisa Rushiti.

Një rol kyç në suksesin e ndërhyrjes pati edhe stafi infermieror i sallës së operacionit dhe i reanimacionit, i cili u vlerësua për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur.

Sipas MSHMS-së, kjo arritje përfaqëson një kapitull të ri për mjekësinë shqiptare, duke rritur mundësitë për trajtimin e rasteve më komplekse dhe për shpëtimin e jetëve përmes teknologjive moderne të kujdesit intensiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...