26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Nagelsmann nën presion pas eliminimit”/ Trajneri i Gjermanisë: “Dua të vazhdoj, por jo gjithçka varet nga unë”

Kontrata e Julian Nagelsmann me kombëtaren gjermane shtrihet deri në Kampionatin Evropian 2028, por eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës ka vendosur trajnerin 38-vjeçar nën një shqyrtim të fortë nga federata dhe opinioni publik.

Në një deklaratë për transmetuesin gjerman ZDF, Nagelsmann theksoi se nuk është njeri që shmang përgjegjësitë. “Dua të vazhdoj, por në futboll nuk i ke gjithmonë gjërat në dorën tënde,” u shpreh ai. “Nëse DFB dëshiron që unë të vazhdoj, atëherë do të përgatitem për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.”

Eliminimi erdhi pas humbjes me penallti ndaj një skuadre nga Amerika e Jugut, në një ndeshje ku Gjermania humbi për herë të parë një seri penalltish në Kupë Bote, duke u mposhtur 4-3 pas gabimit të Jonathan Tah.

Ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, i pranishëm në ndeshje si analist për MagentaTV, është përmendur shpesh si një kandidat potencial për stolin e Gjermanisë, por ai refuzoi të komentojë mbi këtë mundësi. “E kuptoj që emri im po përmendet, por nuk është momenti për këtë,” tha Klopp.

Nga ana tjetër, mesfushori Nadiem Amiri u shpreh se skuadra ka potencial për të ardhmen, por pranoi se zhgënjimi i eliminimit e bën të vështirë mendimin për ciklin e ardhshëm. Ai theksoi gjithashtu cilësinë e lojtarëve të rinj si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe talenti i ri Lennart Karl, duke nënvizuar se Gjermania mbetet me një bazë të fortë për të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...