33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

33 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive! Forcat e Armatosura dhe avionët Air Tractor në terren

33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht në terren ndodhen 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Malin e Dajtit në Tiranë vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ushtarake. Në terren janë 15 efektivë të MZSH-së, 10 forca të ADZM-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Një tjetër operacion i gjerë po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 efektivë policie, 11 forca të ADZM-së, 14 zjarrfikës, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja po mbështetet edhe nga dy avionë Air Tractor.

Sipas autoriteteve, korridoret e hapura në terren kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Qafë Helmës dhe Bruç, puna vijon në terren të vështirë. Zjarri në Qafë Helmës është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa një vatër mbetet aktive në drejtim të Selishtës. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, forcat operacionale po vijojnë ndërhyrjen pas hapjes së korridoreve ndarëse, me operacionin që po mbështetet edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore.

Në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk rrezikon zonat e banuara.

Ndërkohë, në Rrjoll situata po monitorohet nga afër edhe përmes dronëve, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërsa strukturat qendrore dhe vendore po koordinojnë ndërhyrjet tokësore dhe ajrore në zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive.

Ndërkohë, vatrat në Priskë dhe Vakumone janë vënë nën kontroll dhe vijojnë të monitorohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pas Shkolle” shtrihet në gjithë Shqipërinë/ Mbi 400 shkolla do të ofrojnë aktivitete pas...

0
Nga shtatori, shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, i cili synon të ndërthurë mbështetjen në mësime...

Dyshohet se u dogj qëllimisht/ Zjarri në Vukatanë alarmon Shkodrën, policia shoqëron një person

0
Një vatër zjarri, e dyshuar si e qëllimshme, është regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Pas sinjalizimit për flakët,...

“Çerdhe” gjigante yjesh në hapësirë! Hubble zbulon rreth 2,500 yje që janë ende në...

0
Një imazh i ri spektakolar i realizuar nga Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s ka sjellë një pamje mahnitëse të rajonit LH 95, një prej...

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për dhunën e majit 2023, kur u plagosën mbi...

0
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar të dielën në Zveçan një person me inicialet I.M., i dyshuar për përfshirje në...

Afrika nis të lëkundet për Infantinon? Federatat kërkojnë sqarime për mbështetjen ndaj presidentit të...

0
Kontinenti afrikan, me 54 federata të lidhura me FIFA-n, pritet të luajë sërish një rol vendimtar në zgjedhjet për drejtimin e futbollit botëror. Megjithatë,...