Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili si pasojë e rënies ka pësuar trauma në kokë.
I moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit.





