32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Këlliçi: “Shqipëria investon vetëm 2.9% të PBB-së në arsim, qeveria e injoron këtë kambanë alarmi”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me të dhënat e Eurostat për investimet në arsim, duke akuzuar qeverinë se kjo fushë nuk është prioritet.

Sipas Këlliçit, Shqipëria investon 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në arsim, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 4.7%. Ai pretendon se shifra është më e ulët edhe krahasuar me vendet e rajonit.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Këlliçi ka kritikuar politikat e qeverisë, duke deklaruar se prioriteti i saj është investimi në infrastrukturë dhe “beton”, ndërsa arsimi lihet pas dore.

“Të dhënat që vijnë nga Eurostat, analizat dhe konkluzionet e tyre nuk kanë burim Taulant Ballën, ndaj dhe ato shkojnë kundër propagandës qeveritare në përgjithësi. Mirëpo, ky informacion është i vlefshëm për publikun dhe ndihmon për të kuptuar se ku realisht qëndron vendi ynë në fushat kryesore, në krahasim me fqinjët apo BE-në ku duam të bëhemi pjesë”, shprehet Këlliçi.

Ai vijon duke theksuar se Shqipëria, sipas tij, ka nivelin më të ulët të investimeve në arsim në kontinent.

“Së fundmi, rezulton se ne kemi përqindjen më të ulët të investimit në arsim në kontinent. 2.9 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian në këtë pikë është 4.7 përqind. Pra shumë më pak se sa mesatarja e vendeve ku kërkojmë të bëhemi pjesë. Dhe më pak se Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi”, deklaroi ai.

Këlliçi e cilëson këtë tregues si një reflektim të prioriteteve të qeverisë dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i kushton rëndësinë e duhur arsimit.

“Kjo flet për prioritetet e zgjedhjet që bën një qeveri. Edi Rama nuk e do arsimin, dhe aq më shumë nuk do që njerëzit, të rinjtë që arsimohen”, tha nënkryetari i PD-së.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se fokusohet te investimet në “beton”, duke pretenduar se aty ekzistojnë mundësi më të mëdha për korrupsion dhe përfitime.

“Prioriteti i tij është betoni, aty ku dhe mundësia për korrupsion dhe përfitim është e madhe”, u shpreh Këlliçi.

Në vijim, ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, qeveria menaxhon publikisht statistikat dhe vlerësimet për Shqipërinë.

“Sigurisht si edhe në raste të tjera, është këtë statistikë, këtë këmbanë alarmi për të ardhmen e shoqërisë tonë, qeveria dhe kryeministri do ta injorojnë”, deklaroi ai.

Këlliçi solli si shembull edhe një vlerësim pozitiv për sigurinë kibernetike, duke akuzuar Ramën se promovon gjerësisht statistikat pozitive, ndërsa shmang ato që nxjerrin në pah problematikat.

“Në ndërkohë që kur kap ndonjë sukses fantazmagorik, si ai që një shoqatë estoneze e rendiste Shqipërinë si të parën në botë për sigurinë kibernetike, Edi Rama e merr dhe e mban 1 javë në mediat dhe televizionet që kontrollon”, përfundoi Këlliçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...