Tiranë — Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të mbrojtjes KAYO, Ard Veliu, duke i akuzuar ata për mashtrim publik, korrupsion galopant dhe cenim të sigurisë kombëtare në lidhje me furnizimin e Forcave të Armatosura me mjete ushtarake.
Përmes një analize të hollësishme, Leskaj e ka krahasuar ceremoninë e përurimit të mjeteve ushtarake të zhvilluar më 31 korrik 2026 me propagandën e periudhës komuniste të vitit 1978 për prodhimin e traktorit të parë shqiptar:
> “Pothuajse 48 vite më vonë, më 31 korrik 2026, Rama përuron me pompozitet dhe e deklaron ‘ditë historike’ për ushtrinë një mashtrim të shëmtuar e të paturp… Të 37 makinat ‘Ujku’ që ‘Timak Defense’ i ka shitur ushtrisë shqiptare janë makina fuoristradë tregtare ‘Toyota LandCruiser 76’, të lyera me bojë ushtarake dhe me grila dritaresh të shtuara. Toyotat që ka blerë ushtria shqiptare nga Timak nuk ofrojnë mbrojtje ndaj asnjë lloj arme zjarri.”
>
“Mjetet ‘Ujku’ nuk përmbushin as standardin minimal të NATO-s”
Deputeti opozitar sqaroi se mjetet e prezantuara si prodhim vendas me standarde të NATO-s nuk përmbushin as nivelin më bazik të mbrojtjes ushtarake (STANAG 4569, niveli 1), pasi nuk kanë as xhama antiplumb e as karroceri të blinduar, por vetëm bojë kamuflazhi, skarë çatie dhe zëvendësim të stemës origjinale me atë të kompanisë prodhuese.
Hijet e korrupsionit me kompaninë KAYO dhe marrëveshjen izraelite
Më tej, Leskaj ndali akuzat te funksionimi i strukturës shtetërore KAYO, e cila drejtohet nga Ard Veliu dhe menaxhon prokurimet e logjistikës së ushtrisë. Sipas tij, kjo strukturë po përdoret për marrëveshje jo transparente nën pretekstin e “sekretit ushtarak”.
Leskaj denoncoi se pas marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në korrik 2025 fshihet një biznes privat qindra milionë dollarësh me kompaninë izraelite “ES”, e cila sipas tij po hetohet nga vetë agjencitë e NATO-s për procedura të trukuara tenderuese:
> “Burime mediatike të huaja dhe vendase cilësojnë se qeveria shqiptare po shqyrton një skemë… ku kompania e huaj do t’i gjejë vetë fondet me hua bankare, ndërsa Shqipëria do të garantojë kredinë e kompanisë me garanci sovrane shtetërore! Këto praktika të errta të Veliut me shokë, nën bekimin e Ramës, përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por tradhti institucionale ndaj misionit të ushtrisë sonë”, përfundoi Leskaj.
“Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake!”/ Leskaj akuza Ramës e Ard Veliut: Mashtrim publik e korrupsion me ushtrinë, mjetet “Ujku” s’kanë as xhama antiplumb
POSTIMET E FUNDIT
“Synojmë zonën e medaljeve ne Botëror”/ Erind Cara shkëlqen në Kupën e Europës për...
Jelsa (Kroaci) — Sportisti shqiptar Erind Cara ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e judos, duke u shpallur nënkampion dhe...
“Zgjerimi i infrastrukturës do të japë një shtysë të fuqishme”/ Rusia dhe Koreja e...
Moskë / Phenian — Rusia dhe Koreja e Veriut kanë zyrtarizuar hapjen e urës së parë rrugore ndërkombëtare mbi lumin Tumen, duke shënuar një...
“Hapën zjarr teksa po dilte nga shtëpia”/ Attentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, ekzekutorët...
Athinë — Një përritje e përgjakshme dhe me prapaskenë atentati ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin grek. Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur...
“Fëmijët i kishte në emigrim”/ Alarm nga fqinji, 77-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës...
Një ngjarje e trishtë është regjistruar këtë të hënë, ku një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.
E moshuara jetonte e...
“Shpresojmë të rikthehet pranë familjes”/ Pas tre javësh kërkime gjehet në Tiranë 80-vjeçari nga...
Tiranë — Pas disa javësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, është gjetur shëndosh e mirë i moshuari 80-vjeçar Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili...





