Athinë — Një përritje e përgjakshme dhe me prapaskenë atentati ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin grek. Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pasi ra pre e një tentative për vrasje në zonën e Patissia-s në Athinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në kryqëzimin e rrugëve “Vroutou” dhe “Themou Annino”. Sipas të dhënave paraprake, 55-vjeçari po dilte nga banesa e tij në ato momente, kur dy persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një motoçikletë i janë afruar me shpejtësi dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij.
I shënjestruari është goditur nga plumbat në këmbë, duke i shpëtuar për mrekulli plumbave fatalë. Ai është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët ikin në drejtim të paditur, policia gjen gëzhojat në vendngjarje
Pas të shtënave, dy autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me motoçikletë. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja si dhe një plumb të paplasur.
Policia greke ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivit të sulmit dhe identifikimin e kapjen e atentatorëve.
“Hapën zjarr teksa po dilte nga shtëpia”/ Attentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, ekzekutorët me motor e lënë të plagosur në rrugë
POSTIMET E FUNDIT
“Synojmë zonën e medaljeve ne Botëror”/ Erind Cara shkëlqen në Kupën e Europës për...
Jelsa (Kroaci) — Sportisti shqiptar Erind Cara ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e judos, duke u shpallur nënkampion dhe...
“Zgjerimi i infrastrukturës do të japë një shtysë të fuqishme”/ Rusia dhe Koreja e...
Moskë / Phenian — Rusia dhe Koreja e Veriut kanë zyrtarizuar hapjen e urës së parë rrugore ndërkombëtare mbi lumin Tumen, duke shënuar një...
“Fëmijët i kishte në emigrim”/ Alarm nga fqinji, 77-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës...
Një ngjarje e trishtë është regjistruar këtë të hënë, ku një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.
E moshuara jetonte e...
“Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake!”/ Leskaj akuza Ramës e Ard Veliut: Mashtrim...
Tiranë — Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të mbrojtjes...
“Shpresojmë të rikthehet pranë familjes”/ Pas tre javësh kërkime gjehet në Tiranë 80-vjeçari nga...
Tiranë — Pas disa javësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, është gjetur shëndosh e mirë i moshuari 80-vjeçar Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili...





