Dita e mërkurë, 9 shtator, do të karakterizohet nga mot i alternuar, me kthjellime gjatë paradites dhe shtim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht në zonat malore dhe në gjysmën lindore të vendit.
Në relievet malore priten reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Sipas parashikimeve, në disa zona lindore pasditja mund të shoqërohet edhe me rrebeshe afatshkurtra, stuhi ere dhe mini-stuhi breshëri.
🌡️ Temperaturat
Temperaturat do të luhaten nga 12°C në vlerat minimale, deri në 36°C në maksimum, me temperaturën më të lartë që pritet të shënohet në qarkun e Beratit.





