21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton e janarit

Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në 5 ndeshje, sulmuesi kuqezi ka shënuar 6 gola, duke vendosur një ritëm të jashtëzakonshëm.

Sipas të dhënave të publikuara, askush nuk ka bërë më mirë se “bomberi” kuqezi, jo vetëm në Serie B, por në të gjithë Italinë.

Në këto 5 javë, Shpendi ka luajtur 424 minuta nga 450 të mundshme, duke qenë thuajse gjatë gjithë kohës në fushë.

Ajo që bie më shumë në sy është efikasiteti i tij para portës. Shpendi ka pasur 11 tentativa për gol, nga të cilat 8 kanë qenë në kuadrat dhe 6 janë përfunduar në rrjetë.

Kjo do të thotë se sulmuesi ka shënuar në 75% të rasteve kur goditjet e tij kanë përfunduar në kuadrat, një tregues i saktësisë së lartë në këtë fillim sezoni.

Edhe pse bëhet fjalë për Serie B, rendimenti i Shpendit ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Cesena-s, të cilët po mendojnë që tani për të ardhmen e tij dhe atë që mund të ndodhë gjatë merkatos së janarit.

Pikërisht për këtë çështje është pyetur edhe drejtori sportiv i Cesena-s, Andrea Mancini, i cili ka vlerësuar sulmuesin shqiptar:

“Si një sulmues tipik, ai ka një instinkt prej killeri. Sulmues të tillë janë gjithnjë e më të rrallë në qarkullim. Jam shumë i lumtur për të, ai është jo vetëm një sulmues i veçantë, i fortë, por është edhe një djalosh i artë.”

Mancini ka lënë të kuptohet se mbajtja e Shpendit në skuadër gjatë janarit mund të jetë një sfidë.

“Nuk do të jetë e lehtë ta mbajmë në skuadër në janar. E rëndësishme është që atëherë të arrijmë në kushte sa më të mira, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh drejtori sportiv i Cesena-s, i pyetur për të ardhmen e C. Shpendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...