Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por një gjest i aktorit gjatë mbrëmjes rezultoi teknikisht në kundërshtim me një nga rregullat e pashkruara të protokollit mbretëror.
Më 22 shtator, Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë në premierën e filmit të ri të Tom Cruise në Leicester Square. Aktori i “Top Gun” u shfaq krah çiftit gjatë mbrëmjes, ndërsa të tre u fotografuan duke biseduar dhe duke qeshur. Në event ishin të pranishëm gjithashtu David Beckham dhe regjisori Alejandro González Iñárritu.
Por një moment gjatë zbritjes së shkallëve të tapetit të kuq tërhoqi vëmendjen.
Cruise zgjati dorën drejt Kate për ta ndihmuar të zbriste shkallët dhe princesha e pranoi gjestin pa hezitim. Në pamje të parë, bëhej fjalë për një sjellje të sjellshme nga ana e aktorit, por sipas protokollit mbretëror, njerëzit zakonisht nuk duhet të nisin kontakt fizik me një anëtar të familjes mbretërore, përveç rasteve kur vetë ai ose ajo e ofron fillimisht.
Kështu, edhe pse gjesti i Cruise duket se kishte për qëllim vetëm ta ndihmonte Kate, ai teknikisht shkeli një nga rregullat e pashkruara të sjelljes me familjen mbretërore.
Kate, nga ana tjetër, e pranoi dorën e aktorit dhe vazhdoi të zbriste shkallët.
Ky nuk ishte takimi i parë i Kate dhe William me Tom Cruise në një premierë. Në vitin 2022, çifti mori pjesë në premierën londineze të “Top Gun: Maverick”, ku edhe atëherë Cruise i shoqëroi gjatë zbritjes në tapetin e kuq.
Pamja e Kate tërhoqi vëmendjen
Në premierën e këtij viti, Kate tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e saj. Princesha kishte zgjedhur një fustan lejla të Jenny Packham, me një siluetë të gjerë që binte deri në tokë dhe një dekolte të theksuar.
Ajo e kombinoi veshjen me një varëse me perla dhe ametist, si dhe me vathë të varur, ndërsa flokët i kishte mbledhur pjesërisht pas kokës.





