Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshimet për përkrahjen e Ergys Agasit gjatë kohës kur ai ishte person në kërkim.
Mësohet se Fatjon Kalluci, me detyrë Shef i Policisë Shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit, në muajin gusht dhe para arrestimit të tij, tre foto të ekspertizës së automjetit “Land Rover Defender”, me targë “GG444AA”, i gjetur në “Equos Resort”.
Të dhënat, sipas hetimeve, janë zbuluar në telefonin e Ergys Agasit.
Në të njëjtën kohë, kryekamarieri Embro Sulejmani dyshohet se i dërgonte ushqime Agasit në banesën ku ai qëndronte i fshehur.
Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve pritet të kërkojnë në gjykatë shpalljen e moskompetencës dhe do t’u kërkojnë trupave gjyqësore kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.





