27 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi si “kërcënim ekzistencial” për vendin.

Berisha akuzoi qeverinë për krijimin e një “narkoshteti” dhe kërkoi një qëndrim ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal fillimisht te roli i diasporës shqiptare.

“Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën tonë, liritë tona, si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë.

Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim.

Justin Gast, në një studim të kryer në 149 vende, ka arritur në përfundimin se emigracioni mund të shkaktojë një ‘rrjedhje demografike’ dhe të ketë pasoja shumë të rënda.

Në Shqipëri, kjo e ka vendosur kombin përballë një kërcënimi real ekzistencial. Aktualisht, në hapësirën e Bashkimit Evropian, sipas Eurostat-it, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së. Imagjinoni se në çfarë gjendjeje ndodhemi.

Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa. Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë.

Për ta përmbyllur, është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin.

Faleminderit shumë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...

Ra nga kati i tetë dhe mbijetoi, studentja 21-vjeçare tregon: “Jam gjallë. Nuk mund...

0
Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pas një rënieje nga kati i tetë i një pallati, në një incident që autoritetet...