Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes tyre ka pasur një tjetër afrim.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi se komunikimi me Arnoldin është rikthyer dhe se dyshja janë pajtuar.
“Jemi pajtuar, ta them kështu”, deklaroi Katerina, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka marrë një tjetër drejtim.
Ajo rrëfeu se gjatë kësaj periudhe nuk e kishin ndërprerë plotësisht komunikimin, edhe pse kishin kaluar momente të vështira. Sipas Katerinës, Arnoldit i është dashur kohë për të kuptuar dhe shprehur atë që ndiente.
Një moment që duket se ka ndikuar në afrimin e tyre ka qenë një mesazh i gjatë që ai i ka dërguar vetëm pak ditë më parë.
“Ai një herë shprehet, nuk shprehet kollaj”, tregoi Katerina, duke zbuluar se në mesazhin e tij Arnoldi kishte reflektuar për marrëdhënien e tyre dhe për gjithçka që ajo kishte kaluar, përfshirë sakrificën e saj për të sjellë në jetë vajzën e tyre.
Katerina bëri të qartë se situata mes tyre nuk bëhet fjalë vetëm për një komunikim më të mirë.
“Jemi rikthyer te lidhja që kishim. Një lidhje shpirtërore që e kuptojmë vetëm ne, jemi paranormalë ne të dy”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj vjen pak ditë pas intervistës në “Prive By LS”, ku Katerina kishte folur për historinë e saj me Arnoldin dhe për çështjen e testit të ADN-së, e cila ka qenë pjesë e diskutimeve publike rreth tyre.
Sipas rrëfimit të saj të fundit, testi ende nuk është kryer, ndërsa raporti mes Katerinës dhe Arnoldit duket se ka hyrë në një fazë të re, me komunikimin dhe afrimin mes tyre tashmë të rikthyer.





