16.5 C
Tiranë
Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Ambasadorja zhvillon takime me shtetasit afganë që erdhën në Shqipëri/ “Ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me shtetasit afganë që erdhën në Shqipëri, pasi urrezikohej jeta nga talebanët.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto”, ambasadorja Kim zbulon mes të tjerash edhe dhuratën që ka marrë nga një vajzë afgane, duke u shprehur se është emocionuar shumë.

“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova

0
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Kosova, i cili u kap në momentin që po tentonte të vidhte një automjet...

Zjarri përfshin një banesë në Vlorë, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

0
Një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja...

Irani paralajmëron sulme ndaj bankave dhe institucioneve financiare në Lindjen e Mesme

0
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme mund të jenë objektiva të sulmeve të...

73-vjeçari humb jetën në një lokal në Durrës, dyshohet për shkaqe natyrale

0
Një 73-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e një lokali në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në lagjen nr....

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK kundër ndërtimit të resortit në Velipojë

0
Banorët e fshatit Rrjoll kanë protestuar përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Velipojës dhe duke...