10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Fillon faza III e fiskalizimit, por vetëm 45% e bizneseve janë gati

Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fundit të procesit të fiskalizimit.

Në fazën III do të përfshihen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin, ndërsa në fazën e dytë që nisi në 1 korrik u përfshinë subjektet që kryenin transaksione pa para në dorë.

Në total janë 120,000 tatimpagues që kanë detyrimin të fiskalizohen, sipas të dhënave zyrtare të tatimete, nga të cilët 34 mijë duhet të kishin filluar që në fazën e dytë dhe 86 mijë në fazën e tretë.

Por, teksa afati i fazës së tretë ka mbërritur, vetëm 45% e subjekteve janë pajisur me certifikatën elektronike nga AKSHI. Sipas të dhënave të DPT deri tani janë pajisur 53, 492 subjekte me certifikatë elektronike, që është hapi i parë për të zbatuar procesin. Para nisjes të fiskalizimit të gjitha bizneset duhet të pajisen me certifikatën elektronike të cilën e lëshon AKSHI me një kosto vjetore prej 4,000 lekësh dhe të jenë të regjistruara në portalin SelfCare. Kjo certifikatë u nevojitet tatimpaguesve për të kryer të gjitha llojet e shërbimeve që ofron e-Albania.

Tatimet kanë njoftuar se deri tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara (jo të gjithë që kanë marrë certifikatën e kanë filluar zbatimin), ose gati 20% e atyre që kanë detyrimin për ta bërë. Ditët e fundit raportohet se ka pasur dyndje të subjekteve në kompanitë që ofrojnë kasa ose zgjidhje fiskale, teksa bizneset i lënë procedurat gjithnjë në momentin e fundit.

Faza e tretë konsiderohet nga kontabilistët si më delikatja për t’u zbatuar për shkak të numrit të lartë të sipërmarrjeve që kanë detyrimin të fiskalizohen. Në total janë 86,000 biznese që nga 1 Shtatori do të ndryshojnë faturimin. Konfuzioni pritet të shtohet më shumë, pasi pas 1 shtatorit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar nuk do të pranojë dokumentacionin tatimor ekzistues. Afati i përdorimit të tij ishte deri më 31 gusht 2021.

Pavarësisht se kontabilistët paralajmëruan problematika për ndërveprimin e bizneseve që janë fiskalizuar dhe atyre që ende nuk kanë ndryshuar mënyrën e faturimit, administrata tatimore nuk ka njoftuar nëse do të ketë shtyrje të afatit për përdorimin e faturës tatimore ekzistuese. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi se numri i ulët i bizneseve të pajisur me certifikatë elektronike do të krijojë probleme me bizneset e pafiskalizuara. Mospranimi i faturave të pafiskalizuara sipas kontabilistit Dhamo, jo vetëm që do të detyrojë shumë subjekte të pafiskalizuara të ushtrojnë aktivitetin në informalitet, por do të çojë deri në mbylljen e tyre.

Më herët DPT për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara tha këtë sqarim për Monitor. “Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.

Ecuria e fiskalizimit

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare nnga tatimet, janë 23,345 biznese të fiskalizuara dhe 21,9 mln fatura të fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me parë në dorë në total janë 15,993 dhe tatimpagues që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 15,403. Nga të dhënat rezulton se numri i faturave me para në dorë është 20,6 mln dhe i faturave të fiskalizuara pa para në dorë është 1,3 mln.

Nga 1 korriku nisi faza II e fiskalizimit. Për shkak të mbingarkesës procesi u shoqërua që në ditët e para me bllokim të portalit SelfCare. Kontabilisti Armand Mala pohoi më herët për Monitor se e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe nga 1 Shtatori, për shkak të numrit të lartë të subjekteve që kanë detyrimin të fiskalizohen. “Me fillimin e procesit shqetësuese për këto subjekte mbetet pjesa e pranimit në portalin SelfCare dhe kalimin e të dhënave në server për shkak të numrit të lartë të bizneseve që do të ndryshojnë mënyrën e faturimit”, tha z. Mala.

Sakaq DPT njoftoi se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të administratës tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e fiskalizimit. Fushata në mbështetje të biznesit në terren do të zgjasë për 3 muaj. Bazuar në një akt normativ që hyri në fuqi në 1 korrik, subjektet janë të përjashtuara nga gjobat e lidhura me fiskalizimin deri në 31 dhjetor të këtij viti.

 

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...