22.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Qeveria ‘Rama 3’/ Ja kush do të jenë ministrat dhe zv. kryeministri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur qeverinë e re. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, ai tregoi emrat që do të vendoset në dikasteret e ministrisë.

Qeveria ‘Rama 3’ do të ketë në përbërjen e saj 8 nga ministrat e qeverisjes së kaluar.

Kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçkën, si ministër të Brendshëm, Blendi Çuçi, si ministre të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, si ministre Arsimi Evis Kushin dhe si Ministre Kulture, Elva Margaritin. Po ashtu Niko Peleshi do të vijojë të jetë ministri i Mbrojtjes.

Ndryshimet

Zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë.

Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria e re nuk do të ketë me Etilda GJonajn, e cila është zëvendësuar nga Ulsi Manja, ky I fundit mbante aktualisht postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve.

Ministrja e Financave në qeverinë e re do të jetë Delinda Ibrahimaj, e cila deri sot mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi është zëvendësuar nga Frida Krifca, kjo e fundit mban aktualisht postin e drejtoreshës së Përgjithshme të AZHBR-së.

Ndërkohë Milva Ekonomi do të jetë pjesë e qeverisë, Rama po si ministre ‘pa portofol”. Asaj i është besuar posti i ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërimit, dikaster i ri i formuar nga kreu i qeverisë.

Blendi Klosi është zëvendësuar na kabinetin qeveritar nga Mirela Kumbaro, ndërkohë që ministria e Pandeli Majkos, ajo për Diasporën është shkrirë.

Eduard Shalsi është zëvendësuar nga Edona Bilali, si ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ndërkohë që Elisa Spiropali ka vijuar të jetë ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Në kabinetin e ri futet për herë të parë Bora Muzhaqi, e cila do të ketë ministrinë e shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Qeveria ‘Rama 3’

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...