4.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Mbërrijnë sërish mbi 30 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: “Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë”

Mbi 30 mijë doza vaksina Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se deri tani numri total i vaksinave anti-Covid ka shkuar në 1 milion e 950 mijë.

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura”, shkruan në Facebook Manastirliu.

Ajo i bën apel qytetaëve që të vaksinohen, duke shfrytëzuar mundësinë e muajit të hapur të vaksinimit.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit”, thotë ministrja.

Kujtojmë që në vendin tonë prej disa ditësh numri i personave të infektuar me Covid është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit ministria raportoi për 4 humbje jete dhe 853 raste te reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk dua të më lëndojnë më’ – Fjalët e fundit të Xhuana Nikollit në...

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike me 25-vjeçaren Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT...

Shoqja tregon tmerrin: Xhuana Nikolli dhunohej sistematikisht nga partneri, la letër para vetëhelmimit

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen dhe qytetin e Lezhës, pasi 25-vjeçarja Xhuana Nikolli ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas vetëhelmimit me...

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

0
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth...

“Lufta me Iranin do të mbarojë së shpejti sapo të arrihen objektivat” – deklaroi...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste me Axios, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar...

“Mos i thoni më një gruaje ‘dukesh më e re’” – influencuesja Ting Ma...

0
Komentet për moshën shpesh shihen si komplimente, por për influencuesen Ting Ma ato shpesh përforcojnë stereotipe të rrënjosura: “Jam 55 vjeç dhe dukem tamam...