31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Sali Hasa, i cili ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.

Seanca dëgjimore në KPK për prokurorin Hasa u zhvillua dy ditë më parë, ku vetë prokurori nuk ishte i pranishëm, por sipas KPK, ai kishte deklarime të pasakta dhe të pajustifikuara të pasurisë.

Bëhet fjalë për disa apartamente në pronësi të tij, për të cilat nuk ka burime financiare.  Zyra e hipotekës Kavajë ka konfirmuar se Hasa e ka shitur tokën në vitin 2004, por nuk ka dokumentacion për shitjen e karabinasë me sipërfaqe ndërtimi 130 m2 në shumën 2.5 milionë lekë.

Prokurori duket se nuk e ka deklaruar qëllimisht para noterit shitjen e karabinasë. Për këtë arsye, subjekti është në pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Durrës, i blerë në vitin 2005, i deklaruar në shumën e 1.7 milionë lekëve.

Nga hetimi rezultoi kontrata për porosinë e apartamentit është bërë në vitin 2001 me shumën e 50 mijë dollarëve. Problematika janë evidentuar për një apartament në pronësi të prokurorit Hasa në Sarandë me një sipërfaqe 90 m2 , i cili ka kushtuar sipas deklarimit 3.9 milionë lekë.

Edhe në këtë rast, apartamenti është blerë me çmim më të ulët se ai i tregut. Problematika janë shfaqur edhe blerja e 5 automjeteve, ku njëri prej tyre ishte blerë 850 euro nga djali i prokurorit dhe ishte shitur për 4 milionë lekë të vjetër.

Një makinë tjetër ishte blerë me një hua prej 1 milion lekësh. Sipas KPK-së, Hasa nuk ka arritur të provojë mundësinë financiare të huadhënësit. Më 3 shtator, KPK pritet të shpallë vendimin ndaj prokurorit Hasa.

Gjithashtu sipas dosjes së SPAK, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...