-2.5 C
Tiranë
Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Mësuesit preken nga Covid më shumë se të tjerët? Ja çfarë thotë studimi i fundit nga ekspertët

Mes kategorive më të rrezikuara nga Covid-19, siç është bërë e ditur deri tani, janë edhe punonjësit e sistemit arsimor, për të cilët, ekspertët vazhdojnë të theksojnë se duhet të jenë të vaksinuar.

Por një studim i ri ka zbuluar se mësuesit nuk rrezikojnë infektimin nga Covid- 19 më shumë se të tjerët. Në fakt, studimi i publikuar në ‘British Medical Journal’, zbuloi se punonjësit e sistemit arsimor dhe familjet e tyre kanë 50 për qind më pak gjasa të përfundojnë të shtruar në spital, krahasuar me pjesën tjetër të popullatës në kategori të tjera pune.

Rreziku i sëmundjes, citojnë më tej ekspertët, rezulton katër herë më i lartë tek punonjësit shëndetësore në vijën e parë të frontit kundër pandemisë.

Rezultatet e studimit janë premtuese dhe tregojnë se përpjekjet e shkollave për të kontrolluar infeksionin kanë qenë të suksesshme. Kjo nuk do të thotë kurrsesi që rreziku për mësuesit është zero.

Disa javë më parë, edhe Antony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektiveduke, theksoi që të gjithë mësuesit duhet të vaksinohen.

Po kështu, edhe qeveria italiane njoftoi se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë.

Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane apo shërbime të tjera që lidhen drejtpërdrejt me publikun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ma theve zemrën”, letra tronditëse e ish-partneres së Labinot Haxhiut lexohet në Prime-n e...

0
Një moment i fortë emocional u transmetua gjatë Prime-t të Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Haxhiu u përball drejtpërdrejt me një letër/audiomesazh nga...

“Ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua” – Dosja e oficerit...

0
Një hetim penal i nisur pas arrestimit të oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan ka çuar në zbulimin e një rrjeti më të...

Sherr për përparësi në rrugë përfundon me vrasje në Mamurras–Fushë Krujë, 28-vjeçari godet me...

0
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht pas mesnate në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë...

Horoskopi ditor, e Martë, 20 Janar 2026

0
Horoskopi – 20 Janar 2026 Dashi Ditë që kërkon përqendrim në punë dhe detaje. Mund të ndjesh presion nga afatet, por me qetësi arrin rezultate të...

Parashikimi I motit, e Martë, 20 Janar 2026

0
Më 20 janar, vendi pritet të ndikohet nga moti i ftohtë dimëror. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të madhe të...