21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Deklarata nga Lugina Panjshir: “Jemi nën pushtimin e talebanëve, dhe aleatëve të tyre nga al-Qaeda, grupet terroriste bllokuan hyrjen…

Ish-nënpresidenti afgan, Amrulah Saleh, i cili pretendon se është një president i ligjshëm në fuqi sipas kushtetutës, gjithashtu i dërgoi një video mesazh BBC-së duke thënë se ishte ende në Panjshir me rezistencën politike-ushtarake si dhe raportet se kishte ikur nga Afganistani ishin “krejtësisht të pabazuara”.

“Situata është padyshim e vështirë. Ne jemi nën pushtimin e talebanëve, aleatëve të tyre nga al-Qaeda, grupeve terroriste nga rajoni dhe më gjerë, si zakonisht, Pakistani po i ndihmon ata”, tha Saleh.

“Ne i kemi mbajtur pozicionet tona. Ne kemi rezistuar. Rezistenca nuk do të dorëzohet, nuk do të përkulet para terrorizmit. Nuk është e lehtë për ne”, shtoi Saleh.

“Talebanët bllokuan hyrjen humanitare në Panjshir, përdorën njerëzit e moshuar në Panjshir si një mjet për pastrimin e minave, duke i detyruar ata të ecin në fushat e minuara, duke fikur telefonat, energjinë elektrike dhe duke mos lejuar mjekim. Njerëzit mund të mbajnë vetëm një sasi të vogël parash”, pohoi Saleh.

Ndryshe, raporte kontradiktore gjithashtu erdhën nga dy palët kundërshtare të enjten. Ndërsa talebanët pohuan se kishin pushtuar një hyrje kryesore në luginë dhe pozicionet thelbësore përgjatë rrugës kryesore që lidh këtë krahinë me Badakshanin fqinj, rezistenca afgane u përgjigj se ata kishin zmbrapsur “sulmet e shumta” nga talebanët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...