15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Nën masa të forta sigurie mbërrin në ambientet e Gjykatës autori i vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit paraditen e sotme Elton Metaj, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Metaj, do të dalë sot para togave të zeza për rivlerësim të masës së arrestit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas arrestimit ngritën akuzën për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” ndaj Elton Metajt.

31 vjeçari, banues në Peshtan ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e prindërve të viktimës, ku e reja ishte kthyer të jetonte bashkë me vajzën e saj të vogël pas divorcit nga 31-vjeçari Elton Metaj.

Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT