28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Vrau ish-bashkëshorten, gjykata vendos masën “arrest me burg” për Elton Metajn

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj.

I riu është shfaqur i rënduar nga ana psikologjike në sallën e gjyqit, dhe ka pranuar që ka kryer krimin. Gjyqtare për këtë çështje ishte Olkeda Liçe, prokurore Eglantina Shehu dhe avokat nga gjykata, Dritan Dema.

Krimi i rëndë ndodhi disa ditë më parë në banesën e prindërve të viktimës, ku e reja ishte kthyer të jetonte bashkë me vajzën e saj të vogël pas divorcit nga 31-vjeçari Elton Metaj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas arrestimit ngritën akuzën për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” ndaj Elton Metajt.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...