34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Ambasadorja Yuri Kim takon 15 prokurorët e SPAK/ “Askush nuk është mbi ligjin, koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këtë të premte 15 prokurorët e SPAK. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadorja thotë se sëbashku me klasën e re me 28 hetues të BKH-së, do t’u jepet përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme.

Kim thotë se prokurorët do të ndjekin penalisht dhe do të bëjnë përgjegjës ata qëë dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe...

0
Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të...

Liderët evropianë zbarkojnë në Kiev në 35-vjetorin e pavarësisë, BE-ja jep 6.1 miliardë euro...

0
Kievi është kthyer në qendër të vëmendjes evropiane, teksa një grup liderësh dhe zyrtarësh të lartë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas në kuadër të...